Tërmkolli: 28 Nëntorin e kanë hequr këta që sot shesin patriotizëm

Kosova

Tërmkolli: 28 Nëntorin e kanë hequr këta që sot shesin patriotizëm

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:43

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të votojnë ndryshimet në projektligjin për Festat Zyrtare për shkak të mungesës së kuorumit të mjaftueshëm për të votuar ndryshimet e propozuara.

Ministri i Administratës Publike Mahir Jagxhillar , ishte ai që arsyetoi dhe prezantoi projektligjin për Festat Zyrtare duke paralajmëruar heqjen e pushimit për Ditën e Evropës 9 majin, dhe Ditën e Kushtetutës 9 prillit. Jagxhillar po ashtu kërkoi që ditët e komunitetit egjiptian, kroat dhe malazez të hyjnë në kuadrin e ditëve memoriale.


Jagxhillar: Ndryshimi kryesor të mos barten festat nga ditët e pushimit në ditët e punës

“ Ndryshimet kryesore në këtë projektligj janë se ditët pasardhëse të punës dhe se pushimi nëse festa zyrtare të bie në ditët e diel dhe të shtunë, që mos të bartën në ditët në vijim. Pastaj Dita e Evropës propozohet që të mos jetë festë më me pushim por si ditë memorial. Po ashtu sipas këtij projektligji qeveria e Kosovës, në raste të veçanta me vendim mund të caktoj ditët ose ditë pushimi për administratën shtetërore... Në projektligj është po ashtu 24 qershori dita e Egjiptianëve, 25 qershori Dita e Kroatëve dhe 21 maji Dita e Malazezëve”, tha Jagxhillar.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së foli Xhevahire Izmaku e cila tha se përveç që përkrahin këto ndryshime në projektligjin për festat zyrtare, kërkoi që festat zyrtare në rast se bie në ditët e pushimit të mos barten në ditët e punës në përjashtim të festave fetare.

Izmaku: Dita e Kushtetutës të mos jetë ditë pushimi

“Ne kemi mbështetur propozimin e qeverisë për shtimin e tri festave zyrtare të komuniteteve, për bërjen me ligj të festave të tyre zyrtare , komunitetit malazez, kroat dhe egjiptas. Sigurisht nëse ne do ta përkrahim si Ligj. Sigurisht ne mbështesim propozimin e Qeverisë që Dita e Evropës mos të jetë një ditë pushimi. Gjithashtu kërkojmë që edhe Dita e Kushtetutës të mos jetë ditë pushimi”, tha Izmaku.

Derisa po jepeshin mendimet për projektligjin për festa zyrtare, deputetja nga radhët e LDK-së Melihate Tërmkolli në emër të grupit parlamentar të LDK-së tha se subjekti i saj përkrah këtë projektligj, ndonëse pati vërejtje në mënyrën se si po ndryshohet projektligjet, duke thënë se pak po ndryshohet në substancën e tyre.

Ajo madje tha se derisa ishte ministre vite më parë kishte qenë ajo që kishte kërkuar që ky ligj të hyj në kuadrin e festave zyrtare por se kjo ishte hequr. Tërmkolli madje iu tregoi deputetëve se ajo di të bëjë dallimin në mes të 28 nëntorit ditës së Flamurit dhe 29 nëntorit Ditës së Çlirimit.

Tërmkolli: 28 Nëntorin e kanë hequr këta që sot shesin patriotizëm

Derisa deputetët diskutonin për Projektligjin për Festa Zyrtare, deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli në emër të grupit parlamentar të LDK-së tha se subjekti i saj përkrah këtë projektligj, ndonëse pati vërejtje në mënyrën se si po ndryshohent projektligjet, duke thënë se pak po ndryshohet në substancën e tyre.

Ajo madje tha se derisa ishte ministre vite më parë kishte qenë ajo që kishte kërkuar që ky ligj të hyjë në kuadrin e Festave Zyrtare por se kjo ishte hequr. Tërmkolli madje iu tregoi deputetëve se ajo di të bëjë dallimin në mes të 28 Nëntorit ditës së Flamurit, dhe 29 nëntorit Ditës së Çlirimit.

Tërmkolli: Ju e keni votuar këtë ligj vetë e sot po qitni pallavra

“Unë vet jam kanë në ministri e kam qu atë ligj dhe e kanë hek. E kanë heq qeta që sot po shesin sot patriotizëm primitiv. E kanë heq a. Mas vitit 2008 kur e kemi fituar pavarësinë, e kemi shpallë pavarësinë. Kur jemi shtet i pavarur i kemi do simbole do që me të thanë të drejtën janë kanë më së paku , e vetmja që i kam votuar kundër. Ju të gjithë i keni votu. Unë i kam deshtë simbolet e Ibrahim Rugovës, që s’i qiti kërkush këtu. Edhe ju i keni votu, prandaj ju lus shumë mos sjellni këtu pallavra. Ata që thonë jo 29 e kanë 29 me gjasë në shpirt të vet. Melihate Tërmkolli e din çka është 28 Nëntori, po do ta mësoni edhe ju”, tha Tërmkolli.

Me ligjin aktual për Festat Zyrtare, 28 Nëntori nuk është festë zyrtare e Kosovës, edhe pse në këtë ditë institucionet dhe shkollat e kanë ditë pushimi.

Me ligj 28 Nëntori është vetëm ditë e shënuar.

Pantina: Përveç 28 Nëntorit ka edhe festa të tjera që duhet të shënohen

“Ajo që duhet të diskutojmë është se cilat janë ditë që janë të rëndësishme për ne edhe për historinë tonë e të cilat ne duhet t’i festojmë e cilat nuk janë pjesë e festave zyrtare të Kosovës, është jo vetëm 28 Nëntori që duhet të jetë një ditë e shënuar por ka edhe festa të tjera që duhet të jenë festa shtetërore”, tha Pantina.

Ndërkohë në emër të GP të AAK-së foli deputeti Pal Lekaj i cili së bashku me një numër të madh të deputetëve, tha se 28 Nëntori duhet të hyj në kuadrin e festave zyrtare të Kosovës.

Ndërsa një vërejtjet që patën të gjithë përfaqësuesit e grupet parlamentare, kishte të bënte me faktin se në sektorin privat nuk përfillen ditët e festave zyrtare për punëtorët.

E deputeti nga radhët e LDK në mesin e shumë deputetëve të tjerë Muhamet Mustafa u ankua për numrin e madh të festave zyrtare që ka Kosova , duke u bërë kështu sipas tij njëri ndër vendet e pakta që ka kaq shumë ditë të humbura të punës.

Mustafa: Kam pritur projektligj më serioz

“Aq shumë festa, sa shumë ditë të humbura sa jemi bë një nga shtet të cilat ka aq shumë festa dhe aq shumë shkas për të bërë festa me ligj sa që vërtet është e teprume”, tha Mustafa.

Ndërkohë në parim ka gjetur mbështetje shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë,

municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, i cili u votua me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë, i cili u arsyetua nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në vend të ministrit të Punëve të Brendshme u kritikua nga deputetët e opozitës por edhe pozitës për mungesë të seriozitetit nga ana e qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar projektligje të rëndësisë së veçantë. Në mungesë të kuorumit nuk u votua ky projektligj. Po ashtu deputetët ndonëse kishte mungesë të kuorumit vazhduan të diskutojnë edhe për pikën e 10 të rendit të ditës, për Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Letërnjoftim, mirëpo edhe pas diskutime të deputetëve edhe votimi për këtë projektligj nuk u bë në mungesë të kuorumit.

Ndryshe punimet e seancës plenare me shumë pika të mbetura do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme. /A.SAHITI/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat