Vataj kërkon bashkëpunim me universitetet franceze

Kosova

Vataj kërkon bashkëpunim me universitetet franceze

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:27

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj ka pritur në një vizitë, Isabelle Combarnous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë, ku u tha se futja e gjuhës franceze në UPZ do të ndihmonte studentët në vazhdimin e studimeve në nivelin Master dhe të Doktoratës në universitetet franceze.

Rektori Vataj fillimisht e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat e Universitetit, duke i shprehur interesimin për të lidhur bashkëpunim me universitetet franceze, ku UPZ do përfitonte nga përvoja e tyre, në shumë dimensione.

Në këtë kuadër, Rektori Vataj theksoi rolin e madh që mund ta luaj Ambasada e Francës, si urë lidhëse, për gjetjen e universiteteve franceze për arritjen e bashkëpunimit në fushat akademike.

Kurse, Isabelle Combanous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë u zotua se nuk do të mungojë angazhimi i saj, në mbështetjen e Universiteti të Prizrenit në këtë drejtim por edhe në mënyra të tjera ku arrihet pajtueshmëri e përbashkët dhe ku janë mundësitë.

“Rektori Vataj u zotua se do të angazhohet për afirmimin e gjuhës frënge në mesin e studentëve përmes organizmit të kurseve përkatëse, por edhe inkorporomi si lëndë zgjedhore të Gjuhës Frënge, krahas lëndëve të tjera në guhat e huaja, në planprogramet e drejtimeve përkatëse në UPZ, pasi kjo do t’u krijoj lehtësira studentëve për të vazhduar studimet në nivelin Master dhe të Doktoratës në universitetet franceze”, thuhet në një komunikatë të Universitetit të Prizrenit.

Vataj po ashtu ka pritur në një takim, kryeprokurorin në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, me të cilin diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth organizmit të praktikës për studentët e Fakultetit Juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat