NISMA: DioGuardi meriton mirënjohje, jo fyerje

Kosova

NISMA: DioGuardi meriton mirënjohje, jo fyerje

Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:55

NISMA për Kosovën deklaratat fyese dhe denigruese të zv. ministrit të Punëve të Jashtëm të Rep. së Kosovës, Petrit Selimi, në drejtim të ish kongresistit shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi, i konsideron të pa pranueshme
NISMA për Kosovën vlerëson maksimalisht kontributin e ish kongresistit shqiptaro-amerikan, DioGuardi, i cili ka dhënë shumë për çështjen e shqiptarëve në ballkan, njeriu që ka përcjellur në veçanti zërin e shqiptarëve të Kosovës në institucionet shtetërore amerikane.
NISMA për Kosovën, kërkon nga institucionet e Kosovës të distancohen nga deklarata e zv.ministrit Selimi, e në veçanti kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme t’i kërkoj falje publike, sepse një deklaratë e tillë në drejtim të shqiptaro-amerikanit, DioGuardi, i vlerësuar e dekoruar vite më parë nga shteti i Kosovës me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, është fyerje edhe për popullin amerikanë dhe miqtë tanë ndërkombëtar​ë​. N.Sh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat