Panairi i Edukimit, vend informim për studentët

Kosova

Panairi i Edukimit, vend informim për studentët

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:11

U hap panairi i Edukimi i cili ka për qëllim të kontribuojë në promovimin e fushës së edukimit në vend. Në këtë panair janë ekspozuar shumë institucione të ndryshme shkollore nga vendi, rajoni dhe Evropa, në mënyrë që t'u krijohet mundësia një numri të konsiderueshëm studentësh kosovarë që të zgjedhin institucionin ku do të studiojnë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami tha së kjo është një mundësi shumë e mirë për nxënësit dhe studentët në mënyrë që të shohin oferta dhe pastaj të kenë më të lehtë përzgjedhjen e tyre.

Po ashtu, për të përkrahur dhe t'i motivuar sa më shumë studentët që të studiojnë jashtë vendit, Bajrami tha se për këtë vit që ai drejton do të ndajë 300 bursa për studime jashtë vendi.

Ndërsa, Antti Isoviita, drejtor i një universiteti të Finlandës "HAMK", tha se ai është këtu për të promovuar universitetin e tij pasi që studentët më të mirë që i ka ky universitet në Finlandë janë nga Kosova.

Panairi është i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat