​Mbi 131 milion euro përfituan kompanitë e sigurimeve nga bashkatdhetarët

Kosova

​Mbi 131 milion euro përfituan kompanitë e sigurimeve nga bashkatdhetarët

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:39

Që nga viti 2002 e deri në janar të këtij viti, bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botën e jashtme kanë paguar në kufirin e Kosovës në emër të taksës kufitare shumën prej 131 milion e 800 mijë euro.

Nga kjo shumë në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e sigurimit të Kosovës kanë paguar vetëm 10 milion e 260 mijë euro ose 7.8 % të të hyrave. Asnjë cent nga mbetja nuk janë derdhur në buxhetin e Kosovës, por ato mjete kanë mbetur në dispozicion të kompanive të sigurimit.

Kështu ka thënë Naser Osmani , deputet në kuvendin e Kosovës gjatë seancës së sotme.

Ai po ashtu ka thënë se mungesa e Kartonit të Gjelbër dëmton rëndë ekonominë e Kosovës sepse pa të ne nuk mund të kemi kompani të shpedicionit dhe në mungesë të saj derdhim para për kompanitë shpedituese jashtë Kosovës për transport të mallrave. Sipas tij janë bashkatdhetarët tanë më të dëmtuarit si pasoj e neglizhencës sonë.

Duke pasur parasysh këto shuma përfitimi, Osmani ka kërkuar me urgjencë që qeveria e Kosovës të shpreh interesimin dhe ti drejtohet sekretariatit të Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Brukselit që kjo çëhstje të trajtohet në Asamblenë gjenerale të Kartonit të Gjelbër që mbahet më 26 dhe 27 maj në Poloni.

Po ashtu Osmani ka kërkuar nga qeveria që sa më parë të të formoj një komision të nivelit të lartë që të përfshinë kabinetin e kryeministrit, ministrin e diasporës , Bankën Qendrore të Kosovës-guvernatorin dhe Byronë e Kartonit të Gjelbër të Kosovës që sa më parë të bëjnë zgjidhje për këtë çështje./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat