Azem Syla: Janë shpifje se unë kam hotel Grandin, Victoryn...

Kosova

Azem Syla: Janë shpifje se unë kam hotel Grandin, Victoryn...

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:57

​(I plotësuar) - Tërheqja e dy projektligjeve, atij për parandalimin e konfliktit të interesit dhe atë për trashëgimi kulturore, ka përplasur deputetët dhe kabinetin qeveritar. Opozita akuzoi Qeverinë se po i tërheq këto dy projektligje pasi ka kërcënime nga Beogradi, derisa Qeveria kishte arsyetim plotësimin e tyre.

Madje, fyerjet shkuan deri në atë shkallë sa deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi e quajti zëvendëskryeministrin Kujtim Shala, rrencë dhe mashtrues.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës Kujtim Shala tha se Qeveria ka të drejt sipas Kushtetutës dhe rregullores që të tërheq projektligjet nga rendi i ditës pa miratimin e deputetëve.

​Seanca vazhdon me votimin e anëtarëve të komisionit për miniera

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për anëtarët e Komisionit të pavarur për miniera dhe minerale. Në raundin e parë janë zgjedhur si anëtar Musa Shabani dhe Festim Kutllofci.

Ndërsa, për momentin po vazhdon raundi i dytë i votimit, ku për dy vende deputetët do të zgjedhin me mes katër kandidatëve.

Shala: Qeveria ka të drejt t’i tërheq projektligjet

“Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores për ligjet që është sponsor Qeveria ka të drejt t’i tërheq në çdo fazë. Të gjitha tjerat janë imagjinative, ligjet kur tërhiqen përcjellin arsyetimin që është baza kushtetuese. Ligjet kur tërhiqen kthehen në procedurë të njëjtë dhe prapë do ta keni. Merakun që keni për amendamentet e Komisionit ju mund ta zgjidhni prapë se aty do të kthehet”, tha Shala.

Por, opozita akuzoi Qeverinë se këtë po e bënë për shkak të kërcënimeve dhe kërkesave të Beogradit, e jo për ndonjë arsye tjetër.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu tha se ata si komision kanë punuar dy muaj dhe kanë propozuar shtatë amendamente pasi projektligji i sjellë nga MD-ja ka qenë tejet teknik.

Haxhiu: Qeveria po tërheq projektligjin për ta ruajtur klientelizmin

“Arsyet e tërheqjes së këtij projektligji është e qartë pasi amendamenti 6 në këtë projektligj thotë zyrtar i lartë nuk mund të ushtroj më shumë se 1 funksion në sektorin publik si dhe nuk mund të jetë anëtarë në bordet e ndërmarrjeve publike dhe në agjencitë e pavarura. Dhe sipas matematikës së kësaj logjike politike kjo qeveri llogarit në klientelizmin që e mbanë gjallë filozofinë e ushtrimit të pushtetit shtetëror”.

Ndërsa, shefja e grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se Qeveria vazhdon të qeveris përmes mashtrimit dhe konceptit mashtrues në raport me qytetarët. Ajo tha se arsyet e tërheqjes së këtyre projektligjeve janë kërkesat e Beogradit, por qeveritarët nuk po kanë guxim të thonë të vërtetën.

Kadaj-Bujupi: Mos i mashtroni qytetarët

“Prapë po iu referohem ligjit për trashëgimi është shumë e vërtetë që kemi shqyrtuar në kryesi dhe ka qenë kërkesë e listës serbe pa dhënë ndonjë sqarim, pa treguar pëër qka po kërkojnë kohë. Besoj se sqarimet i kuptuam ndërkohë, prandaj nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim të Qeverisë aspak, por bëhet fjalë për një presion nga Beogradi siç ka ndodhur me rastin e Trepçës ku Qeveria Mustafa është dorëzuar dhe ka tërhequr ligjin brenda për brenda seancës. Kjo është arsyeja dhe është mirë të dilet dhe të mos veprohet nën kushtëzimin e Beogradit sepse kjo s’po na qon askund”, tha Kadaj-Bujuppi.

Por, ndaj këtyre akuzave është përgjigjur zëvendëskryeministri Kujtim Shala, i cili tha se procesi i anëtarësimit në UNESCO është një proces që nuk e drejton MKRS-ja por MPJ-ja dhe të gjitha ato letërkëmbime i bënë MPJ-ja, prandaj nuk është kërkesë e asnjë subjekti politik që të tërhiqen këto projektligje.

Shala: Ligji nuk po tërhiqet për kërkesa të partive

“Kërkesa që ligji të tërhiqet ka të bëjë me dispozita të caktuara për plotësimin e një numër kushtesh që ky ligj nuk i ka. Në anën tjetër nëse e lexoni ligjin ju e shihni se ligji nuk ka të bëjë me asnjë forcë politike që nuk ka të bëjë me kërkesa të veçanta politike sepse ligji është teknik”, theksoi ai.

Por, kjo e ka irrituar deputeten Donika Kadaj-Bujupi, e cila shpërtheu në fyerje ndaj Shalës duke e quajtur rrenc.

Kadaj-Bujupi: Kujtim po rren

“Asnjëherë s’e kam përmendur fjalën rren në Parlament, por po ju kërkoj falje qytetarëve, por sot për një ministër që sillet si një rrugaç duhet të them që po rren. Sepse po e tërheq këtë projektligj nën ndikimin e kërcënimeve që po vijnë nga Beogradi dhe nuk po guxon të dal t’iu thotë qytetarëve të vendit të vet ashtu qysh e ka tërhequr ligjin për Trepçën ashtu po e tërheq edhe këtë ligj nën ndikimin e Beogradit dhe kjo është e vërteta”, tha ajo.

Por, ndonëse jo në të njëjtën mënyrë, këtyre akuzave iu kundërpërgjigj zëvendëskryeministri Kujtim Shala, i cili ia përkujtoj deputetes Kadaj-Bujupi, që të shkoj dhe t’ua shlyej borxhet qytetarëve të Istogut.

Shala: Shkoni shlyeni borxhet ndaj qytetarëve të Istogut

“Sa për dosjet merruni ju unë s’kam asnjë dosje dhe nuk ed i kush ka sepse nuk është çështje e imja dhe nuk do të kem asnjëherë. Ju bëni mirë t’i ktheni borxhet që keni qytetarëve në komunën e Istogut që të dilni sado pak nga mashtrimet. Se çka është ç’kapja e shtetit shko kuptojeni në Pejë. Se çfarë është dalja nga zhvatja nga shantazhi dhe nga krimi i organizuar shko shikoje në Pejë dhe merrni mësime. Nuk zgjidhen këto punë me dosje e letra po me punë konkrete”, theksoi Shala.

E, ndaj gjuhës fyese reagoi edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se po keqpërdoret foltorja e Kuvendit, pasi në prokurori nuk po ia man askujt që të shkoj.

Veseli: Spo ua man të shkoni në prokurori

“Unë jam në mesin e 120 deputetëve edhe pse jam kryesues këtu, është mirë, është bërë edhe traditë të keqpërdorët foltorja e Kuvendit, edhe çështjet e gjyqësisë, nuk shkon askush të prokurori për arsye se s’ia manë, pasi ka probleme, fyhen njerëzit por askush në këtë jetë s’mund t’i ngjet askujt asgjë, i ngjet vetëm vetit, ashtu siç ka qenë edhe do të mbes”, tha ai.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri kërkoi nga kryetari i Kuvendit që të mos lejoj keqpërdorimin e foltores së Kuvendit.

Rrahmani: Së shpejti rikthehet Kardiokirorgjia
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka mohuar se është mbyllur reparti i Kardiokirorgjisë por së shpejti do të funksionalizohet.

Ai duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për mbylljen e këtij reparti, ka thënë se këto shërbime mund të kryhen edhe jashtë institucioneve publike shëndetësore, gjë e cila po i shkakton mjaft shumë buxhetit të Qeverisë.
“Shumë shpejt do ta kemi kardiokirorgjinë funksionale dhe i ftoj të gjithë që të përkrahin këtë iniciativë pasi aty ka një ambient mjaft të mirë për atë repart”, ka thënë ai.

Ka thënë se ky shërbim është shumë sfidues për shumë vendeve dhe se mungesa e kardiokirurgëve dhe profesionistëve tjerë është shkaku i mos funksionimit të këtij reparti.

Kada-Bujupi e quan “mangup” zëvendëskryeministrin Shalën

Tërheqja e tri projektligjeve nga Qeveria ka ngjallur debat mes pozitës dhe opozitës, i cili shkoi deri në fyerje të njëri- tjetrit. Derisa zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se çuditet si deputetët e AAK-së flasin për parandalimin e krimit, Donika Kada Bujupi e AAK-së, i tha atij se është deputet “mangup”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, duke arsyetuar tërheqjen e tri projektligjeve nga Qeveria, tha se çuditet si kërkon të ndalet krimi një deputet i AAK-së.

Kurse, Donik Kada Bujupi i tha Shalës se është deputeti më “mangup” që të gjithë e din se si ka ardhur në atë pozitë. Ajo madje i tha Shalës se nuk merr vesh as në ligje.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Shala ka thënë se AAK së pari t’i kthejë borxhet qytetarëve në Istog, si dhe të marrim mësim në Pejë se si ndodhë ç’ kapja e shtetit dhe ndalimi i krimit.

Azem Syla: Janë shpifje se unë kam hotel Grandin, Victoryn...

Azem Syla i quan shpifje akuzat se ka hotele e biznese Foli për herë të parë prej se është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës në dy mandate rresht dhe mohoi të gjitha ato që i janë mveshur pas luftës rreth pronësisë së shumë bizneseve në vend. Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, deputeti Azem Syla, tha se është në dispozicion të institucioneve ligjore për të vërtetuar të gjitha ato që thuhen, e që sipas tij janë shpifje dhe të pabaza.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, deputeti Azem Syla, tha se është në dispozicion të institucioneve ligjore për të vërtetuar të gjitha ato që thuhen, e që sipas tij janë shpifje dhe të pabaza.

Deputeti Syla i reagoi edhe deputetës së LDK-së Melihate Tërmkolli, e cila kohë me parë kishte kërkuar dorëheqjen e tij nga posti i deputetit.

Ish-komandanti tha se për dorëheqjen e tij nuk vendos deputetja Tërmkolli, pasi është populli ai që ia dha besimin. ndërkaq, ka përmendur edhe lëndimet e marra kur ishte pjesë e rinisë së vitit 1981 e më tutje.

Syla: Nuk vendos Melihate Tërmkolli për dorëheqjen time

“Para pak javësh në këtë Kuvend zonja Melihate kërkon dorëheqjen time dhe të dy shokëve të Partisë, dhe nuk e di a u kuptua nga të gjithë kur thotë se më mirë ishim në vitet 90-ta se sa sot. Për të parën, nuk vendos kjo, ose për dorëheqjen time, por populli që ma dha besimin. Për të dytën, zonja Melihate, kur isha në burg, në vitet 81, 82 dhe 83, nga shtypi i ditës që erdhi thoshte se u lëndua në levizje në shetitje me helikopter në atë kohë që kishte pozitën e rinisë për kohën. Dihet se kush ka lëvizur me helikopter në vitet 1981”, tha Syla.

Deputeti Syla ka mohuar edhe akuzat që i janë bërë që prej pasluftës rreth bizneseve të shumta që posedon, duke i quajtur ato shpifje dhe duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Syla: Nuk kam hotele e biznese, të gjitha janë shpifje

“Dhe, një që me vishet pas luftës, u garantoj të gjithëve që është shpifje gjoja se unë kam hotele, Grandin, Viktoryan, Al Traden, naftën, tenderët e KEK-ut... Ju garantoj që çdo gjë që e kam paraqitur dhe çdo gjë që mund të jetë kjo që deklarohet le të merret ligji ose e drejta... I kam thënë dhe i jap të drejtë policisë sonë, të UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe gjykatës së fundit, që të hetojë lirshëm dhe drejt dhe gjykatyës së fundit unë do t’i them po”, tha Syla.

Në pikën jashtë rendit të ditës, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca shtroi çështjen e arrestimit të zyrtarëve të VV-së nga Policia e Kosovës, duke e quajtur qeverisjen e Isa Mustafës si qeverisje policore.

Konjufca: Mustafa po qeveris sipas modelit të shtetit policor

“Nëse je në Vetëvendosje je duke shkuar për një takim me bashkaatdhetarët në perëndim, arrestohesh nga policia e pushtetit pse ke protestuar në prill të vitit 2013 kundër marrëveshjes me Serbinë dhe përfundon në Deçan për ta paguar gjobën e komunikacionit. Kurse nëse je në PDK ke zhvatur tenderë, ke marrë reket, ke kërcënuar e ke rrahur njerëz, të hapen edhe portat edhe aeroportet, policia nuk të sheh, bëhesh i padukshëm, i kapërcen të gjitha shtetet e BE-së dhe përfundon në Suedi si Xhabir Zharku. Ky është modeli qeverisës i pushtetit të kaluar, të cilin me zëll po e vazhdon edhe kjo qeveria aktuale”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se edhe arrestimi i Frashër Krasniqit ishte i paarsyeshëm dhe gjatë qëndrimit në ndalim ka dëgjuar rreshterin në Vërmicë duke bërtitur e duke thënë se ‘këta i mbaj sa të dua, madje i vras edhe krejt’.

Ndërkaq, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Naser Osmani ngriti çështjen e mosanëtarësimit të Kosovës në Kartonin e gjelbër, edhe pse Asambleja e Përgjithshme e 34-t e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, e mbajtur në vitin 2000 në Gjenevë, kishte vendosur unanimisht për një qasje praktike për lëvizje të lirë për automjetet që hyjnë dhe dalin nga territori i Kosovës.

Osmani: Nuk u bë asgjë për anëtarësim në Byronë Evropiane të Kartonit të Gjelbër

“Ky dokument, respektivisht vendimi numër 5, i ligjshëm i bazuar konform statuteve dhe rregulloreve të byrove të kartonit të gjelbër nuk ëhstë realizuar deri me sot në mungesë të interesimit dhe përkushtimit tonë. Ne nuk kemi mirëpritur të mos realizohet vendimi numër 5 dhe të sabotohet nënshkrimi i marrëveshjes së vitit 2013 nga ana e Byroisë së Kartonit të Gjelbër të Kosovës. Për njohjen e kartonit të gjelbër të Brukselit sot Kosova ka pengesa formalo juridike për pranim dhe kjo status quo na ka dërguar në izolim në kundërshtim me vendimin numër 5 për green card sistem që do të duhej të ishte rregull dhe proioritet për qarkullimin e lirë dhe reciprok”, theksoi ai.

Ndaj këtyre çështjeve reagoi ninistrja pa portofol Edita Tahiri, e cila tha se Kosova nuk mund të jetë anëtare e Byrosë Evropiane të Kartonit të Gjelbër pa qenë anëtare e OKB-së.

Tahiri: S’mund të jemi anëtare e kartonit të gjelbër pa qenë anëtare e OKB-së

“Qeveria e Kosovës është e angazhuar në vazhdimësi që Kosova të bëhet anëtare e Byrosë Evropiane të Kartonit të Gjelbër. Mirëpo një prej kushteve, siç e dini edhe ju vetë, është që Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe se në konkluzionet që lexuat ju nga viti 2013 theksohet qartë se Këshilli i Byrove Evropiane do të përpiqet të gjejë zgjidhje praktike për këtë çështje, por në anën tjetër përmend këtë kusht për ta kaluar kushtin e vonesës në anëtarësi në OKB. Ne jemi duke punuar që të bëhet një marrëveshje në Bruksel për njohje reciproke mes dy shteteve në fushën e sigurimeve dhe do të jetë një prej zgjidhjeve prakitke që ndiohmon Kosovën sa më shpejt ta marrë kartonin e gjelbër dhe të bëhet anëtare e byrosë evropiane”, tha Tahiri.

Reagoi Osmani, i cili tha se nuk dëshiron arsyetime nga Qeveria, pasi nuk mundet askush të fshihet prapa asaj se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk mund të jetë anëtare e Byrosë ose Kartonit të Gjelbër të Brukselit. Madje, sipas Osmanit, kjo gjendja nuk tolerohet edhe më tutje, sidomos askush nga Qeveria nuk mund të shfajësohet për fajësimet e dikujt tjetër.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ngriti çështjen e mbyslljes së Repartit të kardiokirurgjisë në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat