Miratohen një pako ligjesh, shkak vizat

Kosova

Miratohen një pako ligjesh, shkak vizat

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:12

Qeveria e Kosovës ka aprovuar një pako të projektligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me fushën e gjyqësorit.

Me këtë rast, i është thënë po edhe projektligjit me ndryshim dhe plotësim për Këshillin Prokurorial të Kosovës i cili sipas ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i njëjti këshill do të ketë 14 anëtarë, 10 prokurorë dhe katër të tjerë nga shoqëria civile.

Gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit është miratuar edhe projektligji për Këshillin gjyqësor të Kosovës, Prokurorin e Shtetit, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat si dhe kompensimin e viktimave të krimit, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa tha se me miratimin e këtyre projektligjeve po plotësohet një nga kriteret që kërkohet për liberalizimin e vizave.

Të gjitha këto i shkojnë Kuvendit për shqyrtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat