​Ramë Vataj kërkon definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti”

Kosova

​Ramë Vataj kërkon definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti”

Më: 5 maj 2015 Në ora: 23:15

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të martën, ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Ramadan Muja.

Në takim është diskutuar kryesisht për definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë Drejtoria e Urbanizmit ka nisur procedurat për hartimin e planit detaj urbanistik. Kishte dakordim të plotë që kjo çështje të rregullohet sa më parë.

Rektori Vataj theksoi se Universiteti frekuentohet nga studentë kryesisht të komunave të regjionit të Prizrenit, dhe se është i interesuar që të mbajë raporte dhe të bashkëpunojë me pushtetet lokale, sidomos rreth lehtësimeve financiare për studentët në transport dhe në aktivitetet kulturore komunale.

Ai u zotua se të gjitha obligimet që i ka Universiteti rreth definimit të pronave në kampusin ekzistues do t’i kryejë duke i ofruar bashkëpunim të plotë Drejtorisë së Urbanizmit. Rektori Vataj theksoi se Universiteti është në zgjerim e sipër me programe të reja dhe ndarja e ndonjë parcele përshtatshme në qytet që të jetë në shërbim të Universitetit është e mirëseardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat