Rrahmani dhe Syla bisedojnë për zbatimin e Kontratës Kolektive

Kosova

Rrahmani dhe Syla bisedojnë për zbatimin e Kontratës Kolektive

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:12

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim një delegacion të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj , Blerim Syla.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe FSSHK-së në zbatimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, të nënshkruar kohë më parë midis tyre.

Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së punëve të përbashkëta që lidhen me këtë kontratë, përmes së cilës palët synojnë zgjerimin dhe konkretizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës sipas legjislacionit në fuqi, e cila përfshin edhe pagesën e 0.5 përqind, të përvojës së profesionistëve shëndetësorë.

Në takim u theksua se grupet e përbashkëta të punës do të jenë të angazhuara në rregullimin e çështjeve të cilat i përmban kontrata dhe partneriteti në këtë aspekt është duke u zhvilluar brenda dinamikës kohore të parapara midis Ministrisë dhe FSSHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat