Haxhiu: Po koordinohemi për parandalimin e Gjykatës Speciales

Kosova

Haxhiu: Po koordinohemi për parandalimin e Gjykatës Speciales

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:53

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se në njërën nga mbledhjet e ardhshme do t’i shqyrtojnë amendamentet e miratuara nga Qeveria e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas saj, ky komision nuk e ka të drejtën e ndërhyrjes në amendamentet që procedohen për shqyrtim, por vetëm shqyrtojnë bazën kushtetuese dhe ligjore të amendamenteve.

Në një intervistë për ORAinfo, Haxhiu ka thënë se është kundër themelimit të kësaj gjykate, pasi sipas saj kjo do ta dëmtojë Kosovën në aspektin ndërkombëtar.

“Njëkohësisht do ta paraqes një pasqyrë të shtrembëruar të shqiptarëve dhe UÇK-së, duke na e veshur neve faturën e krimeve të kryera gjatë luftës këtu”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Në këtë intervistë, deputetja Haxhiu ka ripërsëritur se Lëvizja Vetëvendosje, të cilës ajo i takon, është kundër kësaj gjykatë dhe kundërshtimin e saj do të bëjë përmes formave institucionale. Në këtë drejtim, ajo ka thënë se janë duke u koordinuar edhe me dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma dhe disa deputetë të tjerë për ta pamundësuar krijimin e kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat