Mundësi bashkëpunimi me Kanadanë

Kosova

Mundësi bashkëpunimi me Kanadanë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:33

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, njëherësh ambasadore jo-rezidente për Kosovë, Louise LaRocque.

Në këtë takim, ministri Abrashi shpalosi prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit dhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit.

Abrashi dhe LaRocque bashkëbiseduan edhe për skemën kanadeze ‘Work and Travel’ si dhe mundësinë e përfitimit nga trajnimet profesionale nga Kanada.

Në këtë aspekt, Ambasadorja LaRocque ofroi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në fushat të ndryshme të interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat