Është varrosur me nderime ushtarake rreshteri i FSK-së (Foto)

Kosova

Është varrosur me nderime ushtarake rreshteri i FSK-së (Foto)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:20

Rreshter Enver Azemi u varros me nderime të larta ushtarake të dielën me 3 maj 2015, në fshatin e tij të lindjes, në Gadish të Komunës së Gjilanit. Nënoficeri i FSK-së u përcoll për në banesën e fundit nga Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë të FSK-së, nga kolegët e tij të shumtë, familjarë e veteran, si dhe nga mijëra qytetarë të Gjilanit dhe gjithë Kosovës.
Sipas një komunikate të lëshuar për media, paraditen e së dielës, Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë kishte organizuar homazhe për rreshter Enver Azamin, tani të ndjerë, në ambientet e Kazermës ,,Neë Born’’ të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë, me ç ’rast bënë nderimet e fundit, ushtrues detyre i Komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, komandanti i Batalionit të Parë të RSH, nënkolonel Haki Xhemajli, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, koleg dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit si dhe qytetarë të shumtë.
Nga ambientet e Kazermës, ku rreshter Azemi kishte shërbyer për kohë të gjatë, trupi i tij u bart nga pjesëtarët e Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë për në Fshatin Gadish, aty ku rreshterit ju dha lamtumira e fundit.
“Në emër të Batalionit të parë të Reagimit të Shpejtë, fjalët lamtumirëse i tha nënkolonel Haki Xhemajli, komandant. Fillimisht, nënkolonel Xhemajli, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe kolegëve, foli për jetën dhe veprën e rreshter Azemit, për kontributin dhe shërbimin e tij për vendin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pastaj në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës si dhe përfundimisht shërbimin e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në fund, nënkolonel Xhemajli ka thënë : “Familjar, miq, koleg të Enverit, ta mposhtim dhembjen e të ruajmë krenarin dhe kujtimin për veprën e Enverit, Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit të palodhshëm’’, vazhdon komunikata.
“Në fund të ceremonisë u vendosen kurorë lulesh mbi varrin e të ndjerit, rreshter Enver Azemi, si dhe familjes iu dorëzua Flamuri i Republikës së Kosovës, me të cilin trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit”, përfundon komunikata.
Rreshter Enver Azemi, ndërroj jetë, pas një sulmi në zemër, në një aktivitet sportiv (turnir) për nderë të dëshmorëve, duke përfaqësuar ekipin e futbollit të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat