​Çollaku merr përkrahje nga ambasadori i Suedisë për liberalizimin

Kosova

​Çollaku merr përkrahje nga ambasadori i Suedisë për liberalizimin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:03

Ambasadori i Suedisë në Kosovë Mats Staffansson, i ka premtuar mbështetje ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollakut, në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Staffansson ka inkurajuar institucionet që të vazhdojnë me reformat e duhura lidhur me këtë proces.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot me ministrin Çollaku, ku ky i fundit e ka njoftuar me përpjekjet që po bënë Kosova për të shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dy prej prioriteteve të sivjetme përkitazi me rrugën integruese.

“Ne kemi mirëpritur miratimin e MSA-së nga Komisioni Evropian dhe së shpejti presim të ndodh edhe nënshkrimi i saj. MSA-ja ka një rëndësi shumë të madhe për shkak se forcon marrëdhëniet Kosovë-BE me perspektivë të qartë të anëtarësimit”, citohet të ketë thënë Çollaku me këtë rast.

Sa i përket liberalizimit të vizave Çollaku thuhet të ketë potencuar se institucionet kosovare janë duke u angazhuar maksimalisht që të përmbushin kriteret e mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizim në mënyrë që sa më shpejtë të dorëzohet raporti përfundimtar tek Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat