Në Ditën e Dëshmorëve të Llapit, Haradinaj nderoi të rënët e kësaj zone

Kosova

Në Ditën e Dëshmorëve të Llapit, Haradinaj nderoi të rënët e kësaj zone

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:21

Në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Llapit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Komandatit Zahir Pajaziti.

Kryetari Haradinaj në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Llapit, tha: “Sot jemi këtu për të nderuar veprën, guximin e sakrificën e luftës sonë për liri”.

“Luftëtarët e Llapit janë prej luftëtarëve të parë që i dolën zot vendit, në kohën kur vendi kërkonte sakrificën sublime për liri. Ne sot i kujtojmë me respekt, duke e konsideruar sakrificën dhe porosinë e tyre, si udhërrëfyes të punës sonë të përditshme”, tha kryetari Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat