Asamblistët shqiptarë e boshnjak nuk e pranojnë buxhetin e Mitrovicës së veriut

Kosova

Asamblistët shqiptarë e boshnjak nuk e pranojnë buxhetin e Mitrovicës së veriut

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:08

Asamblistët shqiptarë në Kuvendin e Komunës të Mitrovicës së veriut nuk po e pranojnë buxhetin komunal, pasi që thonë se i diskriminon komunitetet tjera, përveç komunitetit serb.
Emir Azemi, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës veriore, në një prononcim për Veriu.info tregon se në çdo institucion që do të merr paga nga buxheti komunal janë të punësuar vetëm serb.
“Ne asamblistët shqiptarë nga radhët e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së, si dhe një nga radhët e komunitetit boshnjak, njëzëri kemi marrë qëndrim dhe kemi votuar kundër buxhetit komunal të Mitrovicë së veriut, pasi që ky buxhet i diskriminon komunitetet tjera dhe në pothuajse çdo institucion janë vetëm te punësuar serb, si në shëndetësi, arsim, zjarrfikës, qendrën sociale e shumë institucione publike. Kërkojmë që sa më parë nga institucionet qendrore qe t’ia bëjnë të qartë strukturave lokale në veri të Mitrovicës e komunave tjera veriore, që koha e institucioneve një etnike ka kaluar dhe këto institucione duhet të jenë patjetër shumë etnike e në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë atje, sepse vetëm kësisoj garantohet paqja, toleranca dhe bashkëjetesa”, thotë Azemi për Veriu.info.
Ai thotë se në të kundërtën kjo paraqet një diskriminim, duke u zotuar se do t’i ndjekin gjitha rrugët legale e legjitime për te realizuar të drejtën e përfaqësimit më punësim në këto institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat