QKUK: Ekipi nga Australia do të operojë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore

Kosova

QKUK: Ekipi nga Australia do të operojë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:05

Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK.
Ky ekip po ndihmon Kosovën nga vitit 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë me anomali kongjenitale komplekse të cilat nuk kishin mundësi më herët të operoheshin në këtë klinikë.

Ekipi do të qëndrojë në Kosovë në vizitë 10 ditore, me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinarë dhe anomalive anorektale.

Gjatë gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet që do të operohen para dhe pas dite ku do te marrin pjese te gjithë mjeket rezident dhe specialistë te Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Pediatrisë, Radiologjisë dhe Anestezionit, po ashtu, do të ketë edhe ligjërata me tema të ndryshme nga të gjitha këto lëmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat