Ambasada e Amerikës nis sot shtëpinë e re

Kosova

Ambasada e Amerikës nis sot shtëpinë e re

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:09

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të nis sot themelet e një ndërtese të re.

Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Në ceremoninë e sotme do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe bashkë me ambasadoren Tracy Ann Jacobson do të mbajnë fjalime për media.

Në njoftimin e zyrës për media të kësaj ambasade kjo ceremoni e nisjes së ndërtimit është quajtur moment historik./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat