​UNDP dhe KGjK memorandum mirëkuptimi për rritje të efikasitetit

Kosova

​UNDP dhe KGjK memorandum mirëkuptimi për rritje të efikasitetit

Më: 5 maj 2015 Në ora: 07:33

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të nënshkruajnë sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili është shqyrtuar dhe miratuar nga KGjK-ja më 8 Prill 2015.

Sipas një komunikate për media të UNDP-së, thuhet se memorandumi zyrtarizon bashkëpunimin në harmonizimin e mëtutjeshëm të praktikave gjyqësore me qëllim të rritjes së efikasitetit të gjykatave dhe hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës për programin e punës praktike të praktikantëve dhe trajnimit në punë.

Ky memorandum do të nënshkruhet sot në zyrat e KGJK-së nga kryesuesi Enver Peci, dhe Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme, në emër të UNDP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat