Hoti: Thaçi dhe Rugova, personalitete historike

Kosova

Hoti: Thaçi dhe Rugova, personalitete historike

Më: 4 maj 2015 Në ora: 21:45

Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka fol gjerë e gjatë për partinë e tij, në emisionin ‘Zona B’.

Ai fillimisht tha se nuk i pëlqejnë deklarata nacionaliste, tu thanë se ato i takojnë shekullit të kaluar.

“Deklaratat nuk duhet të jenë të tipit “shqiptaro madh”. Duhet të jemi të matur gjatë vizitave në Beograd. Ka shkuar koha e nacionalizmit që është bosh e kot. Të njëjtin fjalor e dëgjoj edhe nga shefi i zyrës. Është nj fjalorë i shekullit të kaluar. Por ne nuk duhet ta emitojmë atë”, tha ai.

Hoti më tej tha se Kosova duhet ta respektoj Thaçin, duke thënë se ai është personalitet historik, sic është edhe Rugova.

“Kosova duhet ta respektoj Hashim Thaçin se e respekton vetveten. E njëjta gjë mund të thuhet me figura tjera që mund të jenë gjallë e mund të mos jenë. Nuk mund të flitet për Ibrahim Rugovën pa standard.. Thaci është bërë simbol historik e botërorë. PDK-ja nuk ka rroba ta mbajë atë. Thaçi sot i sjell të mira jo vetëm vendit por edhe rajonit”, tha ai.

Ndërsa, lidhur me mospranimin e Beogradit që kryediplomati kosovar ta vizitoj, për Hotin ishte një shans i humbur nga Serbia.

“Beogradi nuk duhej t’i përgjegjiej Thacit në mënyrën ‘Millosheviqijane’. Kjo kohë ka shkuar. Ju e shihni se Vucici nganjeherë e kalon ‘turbo-folkun’ e vet. Kjo sepse ai e kupton që rruga për BE shkon ka Prishtina evropiane. Hashim Thaçin i foroj dorën serbëve për t’i ndihmuar ata, jo shqiptarët”, tha ai.

Ai tha se Thaçi në secliën situatë do ta fitonte postin e Presidentit, por është vendi e PDK që mund të humbas.

“Konkurimi eventual i tij për President, është sfidë për PDK. Ne s’kemi ende personalitet për ta mbushur vendin e tij, në vendin e tij në PDK dhe Qeveri. Unë mendoj se PDK ka personalitete si z.Veseli, z.Kuci e z.Hoxhaj. Hashim Thaci do ta fitoj betejën për President, coftë përmes Kuvendit, coftë përmes votës së popullit. Me këtë, unë besoj se fiton Kosova, skena politik, pozita e opozita. Vizitat e thaçit në rajon e në botë, premtojnë se ai do të bëjë shumë si president”, tha ai.

Hoti, nuk tha se ka ndonjë alternativë për ta zëvendësuar Thaçin në PDK, por tha se do të ketë më shumë se një konkurrent.

“Unë s’paragjykova aspak. Unë nuk doja të kisha një garë pa konkurrent. PDK duhet ta zgjedh kryetarin e saj në një garë me dy apo më tepër”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat