​Thaçi panelist në konferencën në Bruksel

Kosova

​Thaçi panelist në konferencën në Bruksel

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:55

Minsitri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës zyrtare në Luksemburg, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të jetë pjesë e panelit për zgjerim dhe ndërlidhje në konferencën për bashkëpunim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”.

Në këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

Konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Ëürttembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin. Në mesin e folësve kryesorë janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negoaciatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat