Sot, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque.
Në këtë takim, Jahjaga me ambasadoren LaRocque kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidentja e ka çmuar lartë mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Ndërsa, ambasadorja e Kanadasë, LaRocque ka theksuar përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Gjithashtu, Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque kanë vizituar projektin e "Girls Coding Kosova, Open Data", përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve. /A.M