Drejt idesë së largimit të pagesave për bashkatdhetarët, para 1 korrikut

Kosova

Drejt idesë së largimit të pagesave për bashkatdhetarët, para 1 korrikut

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:05

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot, Rrahim Pacollin, kryesuesin e Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër.

Ata biseduan rreth ecurisë së bisedimeve të deritashme teknike rreth lëvizjes së lirë, në mes të Kosovës e Serbisë dhe mundësitë e lehtësimeve për qarkullim të lirë të parashtruara në Bruksel nga pala kosovare si dhe lehtësirat për bashkatdhetarët tanë gjatë ardhjes në atdhe.

Pacolli e njohu Veselin me pritjet rreth nënshkrimit të marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vështirësitë aktuale që lidhen me mungesën e kartonit të gjelbër.

Ndërsa Veseli përkrahu plotësisht angazhimet e Pacollit dhe inkurajoi idenë e largimit të detyrimeve financiare për bashkatdhetarët, para 1 korrikut të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat