Gjilan: Aktivitete në kuadër të Javës së Evropës

Kosova

Gjilan: Aktivitete në kuadër të Javës së Evropës

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:09

Komuna e Gjilanit po vazhdon me aktivitetet në kundër të Javës së Evropës, të filluar ditë më parë, në kuadër të të cilave sot është mbajtur ligjëratë me temën “Sensibilizimi i opinionit publik me vlerat kulturore të Këshillit të Evropës” me nxënësit e shkollave të mesme.

Ligjërata e sotme është realizuar në organizim të Asociacionit "Kosova-Ansambël" nga Franca, me ligjërues Ilir Mustafën dhe në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane.

Zyrtari për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, ka thënë se nga kjo ligjëratë nxënësit kanë mundësinë që të mësojnë më shumë për Këshillin e Evropës, historikun, institucionet, funksionimin etj.

Ligjëruesi Mustafa, i cili jeton dhe vepron në Strasburg, tha se kjo ligjëratë ka për qëllim që të sensibilizohet opinioni publik me vlerat kulturore të Këshillit Evropian, ku nxënësit do të mësojnë më shumë edhe për tema tjera.

Java e Evropës vazhdon nesër, kur një ligjëratë tjetër do të mbahet me shërbyesit civilë të Komunës së Gjilanit, njoftoi shërbimi komunal i informimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat