Ferizaj: Asfaltohet rruga “Sejdi Sejdiu”

Kosova

Ferizaj: Asfaltohet rruga “Sejdi Sejdiu”

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:49

Është bërë asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdi” në Ferizaj, e cila vlerësohet si tejet e rëndësishme për banorët e kësaj pjesë të qytetit.

Me këtë rast, për të parë nga afër punimet, në vend-ndërtim doli edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin.

Ata janë shprehur të lumtur që, edhe pse realizimi i këtij projekti është vonuar shumë, megjithatë ai më në fund po kryhet me sukses.

“Sot kemi arritur të bëjmë konfirmimin e shkallës së ngjeshmërisë në këtë rrugë më një gjatësi prej 390 metrash, ku ka edhe trotuare në të dy pjesët e rrugës dhe mendojmë se po fillojmë se realizuari një projekt shumë të rëndësishëm që po bëhet për qytetarët, por edhe për automjete”, ka thënë Svarqa.

Edhe banorët e lagjes e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës. Sipas tyre, kjo rrugë ka qenë e pakalueshme dhe ka pasur vështirësi edhe në kalimin e saj.

Ky projekti është i pari i këtij lloji për këtë vit. Asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdiu, kushtoi 53 mijë euro, mjete këto nga buxheti i komunës së Ferizajt. U bë e ditur se së shpejti do të ketë edhe asfaltime të tjera të ndryshme, të cilat janë vonuar shkaku i të reshurave atmosferike .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat