Zhogar shuan shpresat: Vizat hiqen kur të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar

Kosova

Zhogar shuan shpresat: Vizat hiqen kur të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar

Më: 4 maj 2015 Në ora: 12:44

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar, iu ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të fokusohen në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sidomos siç ka thënë ai, në luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.

“Fatkeqësisht këtë vit keni humbur shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni përballur me ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit. Kjo do të thotë se, nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Zbogar.

Në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të drejtuar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, Zbogar ka thënë se Kosova duhet t’i miratojë edhe tetë ligje të tjera, si dhe të punojë më shumë në riatdhesim dhe integrimin e atyre që kthehen.

“Siguria dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të mbeten fushat më të ndjeshme. Prandaj, përmirësimi i sundimit të ligjit, adresimi i korrupsionit dhe shpëlarjes së parave të pista, duhet të jenë prioritete që raporti, i cili do të dorëzohet për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, të merr përgjigje pozitive”.

Zbogar ka thënë se Bashkimi Evropian është i vetëdijshme se sa i rëndësishëm është procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, porse siç ka thënë ai, institucionet e saj, Të Kosovës, duhet që paraprakisht t’i përmbushin kriteret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat