Avni Ukshini: Ana e Rekës së Lumit të Qetë largohet nga VV

Kosova

Avni Ukshini: Ana e Rekës së Lumit të Qetë largohet nga VV

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:54

Udhëheqësi i LVV-së për 26 fshatra të Rekës së Lumit të Qetë (ish-Rekës së Keqe) të komunes së Gjakovës, Avni Ukshini përmes një njoftimi të lëshuar për medie ka bërë të ditur anëtarësia e këtij regjioni ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Ai përmes një njoftimi të lëshuar për medie ka akuzuar këtë parti që është kapur nga individë të caktuar.
Lexojeni të plotë njoftimin e lëshuar për medie:
Komunikatë
Në takimet me anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje Regjioni i Komunes së Gjakoves, ana e Rekës se Lumit te Qetë (ish-Rekes së Keqe) si dhe Junik, pas diskutimeve mbi situatën alarmante e cila mbizotëron në Organizatë, dëshirojmë te njoftojmë opinionin e gjerë se për shkak të veprimeve të paramenduara diferencuese dhe linçuese nga ana e Kryesisë jolegjitime të LVV, kundrejt anëtarëve dhe strukturave të saj, morëm vendimin pë heqjen dorë të menjëhershme, nga aktivitetet brenda Levizjes Vetëvendosje.
Rasti im bylljes së zyrës në Junik pa asnje motiv , prijashtimi i grupit të punës si dhe vala e prijashtimeve të antarësisë me motive politike, pa asnje spjegim , na bie ne përfundim se ne me vlerat tona tradicinale dhe kontributet rreth arritjes së lirisë në Kosovës nuk përputhemi me askund qëllimet e Levizjes Vetevendosje. Kjo Lëvizje e kapur plotesisht nga disa individë tash e tutje ka për qëllim jetën në një kaos institucional si dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Ne si popullat e kësaj ane asesi nuk pajtohemi me qëllimet me të reja të kësaj Lëvizje. Kjo organizatë keshtu siq ajo vepron , nuk na meriton dhe nuk duam të jemi më pjesë e saj.Kjo organizatë me veprimet e saja është bërë destruktive dhe shumë e rrezikshme për vlerat e një shoqërisë demokratike. Ne mbetemi si popullatë me vlerat tona tradicinale dhe ndjekim qëllimet e shoqërive perendimore. Metodat staliniste te udheheqjeve shtetërore nuk janë asesi pjesë e vlerave tona.
Për angazhimet tona si grupim politik do te ju njoftojmë në ditët në vijim dhe falnderojmë te gjthë ata që na perkrahin keto dite me mendimet e tyre rreth te ardhmes sone organizative.
Koordinatori
Avni Ukshini
I zgjedhur tri herë me vota të lira si kryerar dhe përfaqësues i LVV për 26 fshatra të Rekës së Lumit të Qetë (ish-Rekës së Keqe) të komunes së Gjakovës
Morinë. Popoc, Ponoshec., Brovinë, Mulliq, Batushe, Nivokaz, Berja, Stubell. Smolic, Shizshma, .Babaj Bokes, Necë, Duzhnje, Devë, Prush. Guskë. Koronicë. Oroze, Meje. Madanaj, Ramoc, Sheremetaj. Pacaj, Rracaj. Dobrosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat