Mustafa: Deri më 15 maj përmbushim kriteret për liberalizim të vizave

Kosova

Mustafa: Deri më 15 maj përmbushim kriteret për liberalizim të vizave

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:36

Kryeministri Mustafa, në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ka thënë sot se qeveria është duke punuar në përmbushjen e kritereve në procesin e liberalizimit të vizave.

Kryeministri Isa Mustafa, në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të drejtuar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ka thënë sot se qeveria është duke punuar në përmbushjen e kritereve të mbetura paplotësuara në procesin e liberalizimit të vizave.

Mustafa, në këtë takim, ku ishin pjesëmarrës edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të tij, e po ashtu edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se ka pasur progres në procesin e liberalizmit të vizave, porse siç ka thënë ai, ekziston edhe vetëdijesimi se ka ende kritere të parealizuara.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi kritere të parealizuara për të cilat institucionet e Kosovës janë zotuar se do t’i përmbushin deri më 15 maj, dhe në fund të atij muaji do të dorëzojmë raportin”, ka thënë kryeministri.

“Institucionet e Kosovës do të bëjnë të pamundurën që t’i përmbushin kriteret e paplotësuara për liberalizimin e vizave, porse edhe Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që qytetarët kosovarë të mbeten edhe për një kohë në geto”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat