S’ka grevë, nxënës e arsimtarë i kthehen mësimit

Kosova

S’ka grevë, nxënës e arsimtarë i kthehen mësimit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:50

Mbledhja e djeshme e jashtëzakonshme e SBASHK-ut, e cila kaloi plot tensione, megjithatë mori vendimin që greva në arsimin fillor dhe të mesëm të ndërpritet.

Prandaj sot, nxënësit dhe mësimdhënësit në të gjithë Kosovën iu kthyen mësimit, ani pse disa përfaqësues të mësimdhënësve komunalë votuan për vazhdimin e grevës. Sepse, sipas tyre, Qeveria nuk ka dhënë asnjë garancë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Por, ata të arsimit universitar do të vazhdojnë grevën, por sot do të mbajnë takim prej të cilit edhe mund të dalë ndonjë vendim për vazhdimin ose ndërprerjen e grevës në UP.

Sipas të dhënave nga komisionet komunale të cilat kanë bërë verifikimin e pagave të muajit prill, del që në pjesën më të madhe të listave ka gabime në llogaritjen e viteve të punës.

Kjo ka bërë që tani të formohet një komision nga SBAShK-u, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave, për të bërë përmirësimin e këtyre gabimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat