Zjarrfikësit ankohen për gjendje të keqe

Kosova

Zjarrfikësit ankohen për gjendje të keqe

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:45

Sot shënohet dita nderkombëtare e zjarrfiksëve, kjo ditë në botë festohet duke organizuar aktivitete të ndryshme solemne, manifestime të ndryshme në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjn dhe gadishmerinë emergjente që tregojnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Në një letër të hapur nga Sindikata e Zjarrfiksëve të Kosovës drejtuar institucioneve, thuhet se zjarrfikësit janë të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale.

Më tej, në këtë letër shkruan se: “Zjarrfikësit nuk kanë status juridik (statusi i zjarrfiksëve është i shërbyesve civil) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, as me MPB e as me komuna, nuk kanë buxhet të planifikuar, pa paisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse, dhe nuk posedojnë paisje të sigurta për punë.

Përmes kësaj, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kërkon nga institucionet që të përmirësohet kjo gjendje dhe të krijohen kushte për punë.

Në anën tjetër Zjarrfikësit paralajmërojnë se nëse nuk Institucionet nuk reflektojnë pozitivisht do të ndërmarrin masa sindikale dhe do të reagojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat