Banorët, të shqetësuar për demarkacionin me Malin e Zi, paralajmërojnë masa

Kosova

Banorët, të shqetësuar për demarkacionin me Malin e Zi, paralajmërojnë masa

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:22

Brezi kufitar në Bjeshkët e Nemuna të komunës së Deçanit e cila kufizohet me Malin e Zi, ku problem mbetet ende situata rreth caktimit të vijës kufitare.
Qytetar e kësaj ane janë të shqetësuar tokat ët cilat po hyjn në diskutim për çështjen e demarkacionit mes Kosovs dhe Malit të Zi, raporton RTK.
Banorët e kësaj zone thonë se ka 15 vjet që policia malazeze nuk i lejon të dalin pr t’i punuar tokat e tyre;
“Gjithë herë ka qenë e jonja, kemi marr amanetin prej babës, prej babagjyshit e prejkatragjyshit që kto prona janë të Kosovs dhe nuk do t’i japim kurrë dhe do t ua përcjellim gjeneratave të tjera që vijnë. Për ndryshe, do të ketë pasoja nse nuk vendoset kështu qysh themi na, e qysh ka qen. Mund ket pasoja dhe t marrim masa edhe m radikale. Por, nuk kemi dshir”, tha një banor.
Sadri Zekaj, antar i Kshillit Protestues të banorve për cështjen kufitare, kërkon nga institucionet lokale dhe qendrore që të merren më seriozisht me kët çështje.
“Boll deri n kodër. Kodr e këndej nuk lejojmë. E jona u kan edhe atye e anej po nuk po dojm na me shku me harta t vjetra. N kodër e këndej gjithmonë u kan e jonja dhe nuk lejojmë. Populli ka me reague edhe m ashpër. Megjithshe nj her jemi duke bisedue me qeverinë, dhe krkojm prej saj që një herë të pushoj kjo cështje, të merren vesh ma mir mos të nguten me u nënshkrue se pasojat nuk dihet qysh janë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat