Mustafa: Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut

Kosova

Mustafa: Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:02

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përshëndetur vendimin e SBASHK-ut për ndërprejen e greves dhe rifillimit të mësimitë.

Mustafa ka premtuar se do të përmisohen lëshimet që kanë ndodhur në listat e pagave të muajit prill dhe nga muaji i ardhshëm do të paguhen në bazë të përvojës.

“Qeveria e mirepret vendimin e SBASHK-ut per te normalizuar mesimin nga dita e neserme. Do te ndermirren te gjitha veprimet per te korrigjuar ndonje leshim qe ka mundur te rrjedh ne listat e pagave te muajit prill. Krahas kesaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administrates Publike do te pergatisin listat e pagave per muajin e ardhshem me shtesen per pervoje per cdo vit prej 0.5% per te gjithe te punesuarit, qe marrin paga nga Buxheti i Kosoves”, ka shkruar Mustafa.

Ndërsa, të hënën më 4 maj 2015, shkollat e mesme dhe fillore në të gjithë vendin do t’i kthehen mësimit./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat