Temperatura tropikale javën e ardhshme

Kosova

Temperatura tropikale javën e ardhshme

Më: 3 maj 2015 Në ora: 15:48

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikomin e fronteve të ngrohta të ajrit. Këto fronte të cilat e kanë burimin nga ana jugperendimore e Kontinentit do të jenë prezente mbi vendin tonë deri diten e e merkurë, ku më tej do të ketë vranësira të dendura të cilat do ti takojn shtresës së ulët dhe të mesme të troposferës. Vranësirat për shkakë të temperaturave të larta dhe shkallës së lartë të avullimeve , do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh ( ditën e enjte).
Temperaturat minimale dhe maksimale nga dita e hënë e deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 7C deri 10C celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe, do të lëvizin ndërmjet 28C deri 31C.
Nga dita e enjte e deri të dielen , temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 4C deri 7C celsius, kurse ,maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C deri 22C celsius. Të dielen vende-vende ka mundesi për riga të izoluara të shiut. Në gjysmën e parë të javës do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s, kurse në pjesën e dytë të javës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-11m/s.
Pra, një javë me temperatura të volitshme dhe me kushte të favorshme pët të mbjellurat pranverore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat