Haraqija-Mustafës: Nuk po mundeni me ju përshtat frymës demokratike rugoviane

Kosova

Haraqija-Mustafës: Nuk po mundeni me ju përshtat frymës demokratike rugoviane

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:31

Astrit Haraqija vazhdon të jetë i zëshëm në kritikat ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka uzurpuar partinë dhe po mundohet të ngufatë edhe debatin e brendshëm.
Haraqija ka thënë se LDK-ja do të ecë drejt rrugës së saj. “Ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por siç duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe siç duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane”, ka shkruar Hararqija.

Lexojeni të plotë postimin e Haraqisë në Facebook:

“Reagim ndaj deklaratave të pamatura të kryetarit aktual Dr. Isa Mustafa.

z.Mustafa kryetarit aktual të LDK-së, më duhet t’ja kujtoi se mënyra e reagimeve të tij, dëshmojnë qartë se ai nuk ka asgjë të përbashkët me vizionin e LDK.-së dhe të frymës rugoviane!

Të gjithë pjesëmarsit në garën partiake, janë votus të LDK-së, qofshin fituas apo humbës të funksioneve, kurse ju si Kryetar në detyrë do duhej të jeni shembull i afrimit e jo të anashkaloni aktivist të devotshëm, figura intelektual dhe kryesi e anëtarë të LDK.së, vrejtjet dhe njoftimet që ju i merni për çdo ditë, si për shembull e keni Gjakovën, do duhej të jenë shqetësuese për një kryetar parti dhe do duhej ti merni më seriozisht duke u angazhue për unifikimin e të gjithëve e jo të i kontriboni ndasisë dhe acarimit të raporteve mes konkurentëve nëpër nëndegë dhe luftës se kush do të delegohet në Degë!

Fakti është që Ju, po provoni me i eliminue të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Ju dhe rrethi që iu shoqëronë!

LDK-ja, do ecën drejt rrugës së sajë, ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por sic duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe sic duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane, prandai pranone se LDK –ja, Ju dha mundësinë, ndonëse nuk e meritonit ta udheheqni sepse nuk keni qen pjes e sajë, dhe tani që kemi edhe një muaj nga zgjedhjet qëndrore, prano faktin se jeni në trup të huaj dhe lereni të paktën të mbyllet proqesi normalisht dhe të vie në krye të LDK-së, ai apo ajo që ka ide dhe forcë me i zhvillu e reformat demokratike, reforma që janë shumë të nevojeshme për LDKnë dhe për kosovën!” (sic), ka shkruar Haraqija në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat