Partia e Drejtësisë themeloi degë në Deçan

Kosova

Partia e Drejtësisë themeloi degë në Deçan

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:20

Partia e Drejtësisë tani e tutje do të jetë prezent edhe zyrtarisht në qytetin e Deçanit, ngase të shtunën ka themeluar degën, kryetar i së cilës u zgjodh Halil Maloku.

Sipas një komunikate për media të kësaj partie, thuhet se në këtë Kuvend Zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e re dhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të PD-së, që pritet të mbahet në mesin e muajt qershor.

Kryetari i porsazgjedhur i kësaj dege, Halil Maloku, citohet të ketë deklaruar se qytetarëve të Deçanit me rrethinë po i ofrohet një mundësi më tepër, duke shtuar se programi dhe vlerat që i posedon PD-ja, i hapin rrugë ndryshimeve në këtë komunë.

Ai po ashtu u zotua se do të bëjë përpjekje që kjo parti të gjejë shtrirje në tërë territorin e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat