Për 12 vjet u konfiskuan 18 mijë armë

Kosova

Për 12 vjet u konfiskuan 18 mijë armë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 08:22

​Armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i tyre nëpër ahengje dhe “shenjëtari” vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës dhe për autoritetet vendore.

Derisa Policia ka konfiskuar mijëra armë pa leje gjatë viteve të fundit, numri i armëve që vazhdojnë të mbeten nëpër duart e qytetarëve është shumë i madh. Nga përdorimi i këtyre armëve dhe plumbat “rikoshet”, shpesh bien preh fëmijët nëpër shkolla, dasmorët, kalimtarët e rastit... Ndërsa raportohet se shumë armë të vogla janë prezentë edhe tek nxënësit e shkollave të mesme.

Sipas një statistike, Policia e Kosovës ka konfiskuar në dymbëdhjetë vjetët e fundit 18.846 armë ilegale, ndërsa vetëm në vitin 2014 janë konfiskuar 1318 armë dhe 37211 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) kërkon dhënien e lejeve të armëve qytetarëve që ndihen në rrezik, sipas ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat