NISMA themelon degën e Prishtinës

Kosova

NISMA themelon degën e Prishtinës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:35

NISMA për Kosovën ka themeluar degën e partisë në Prishtinë, kryetar i të cilës do të jetë Shyqiri Bytyqi.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm kryetari i partisë Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krashniqi, sekretari Bilal Sherifi dhe anëtarë tjerë të kryesisë.
Gjatë takimit është bërë edhe themelimi i vetëm një dege të NISMA-s në Prishtinë, ku është zgjedhur këshilli dhe kryesia e re.
Kryetar i degës së NISMA-s për Kosovën në Prishtinë është zgjedhur, Shyqiri Bytyqi, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s për Kosovën.
Gjithashtu është bërë edhe konsolidimi i të gjitha nëndegëve të NISMA-s për Kosovën në Prishtinë, ku janë emëruar edhe udhëheqësit e rinj nëpër nëndegët përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat