Të vërteta të pamohueshme të luftës së UÇK-së dhe FARK-ut, sipas Ibrahim Kelmendit

Kosova

Të vërteta të pamohueshme të luftës së UÇK-së dhe FARK-ut, sipas Ibrahim Kelmendit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:08

Në relacion me FARK-un, Prof. Klosit i ka munguar informacioni kryesor, se në FARK qysh në fillim kemi pozicionuar shumë ushtarakë të UÇK-së (tepër me rëndësi ishte shefi i logjistikës, Xhafer Jashari). Ndërsa pas vrasjes se Ahmet Krasniqit deshi fati që përgjegjësitë e tij ti “trashëgoi” Halil Bicaj, gjithashtu ushtarak i UÇK-së. Ai shkoi aty i ngarkuar nga UÇK-ja dhe aty e tutje FARK-u ishte një si servis ose sektor i UÇK-së. Bashkëveprimtarin në mes të UÇK-së dhe FARK-ut janë autorizuar ta koordinojnë Bislim Zyrapi (Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të UÇK-së) dhe Halil Bicaj, shef i shtabit të FARK-ut dhe “ministër i mbrojtjes”. Fatmirësisht ata kishin besim reciprok mes tyre, meqë që të dy ishin shquar në bashkë luftime për mbrojtje të Sarajevës.

Për këtë lloj “puçi” ndaj FARK-ut, mars-shtator 1998 kanë ditur ushtarakët që UÇK-ja i ka “infiltruar” te FARK-u, ndërsa për angazhimin e Halil Bicajt në ato pozicione kemi ditur Ali Ahmeti, Halil Bica, Bislim Zyrapi dhe unë (dhe askush tjetër, meqë nuk donim ta dekonspironim atë “puç”).
Prandaj, qysh në fillim, isha që edhe pjesëtarëve të FARK-ut u takon e drejta për të qenë veteran të Luftës, njësoj si pjesëtarëve të drejtë për drejtë të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat