Artistët bëjnë denoncim për zyrtarë të lartë me konflikt interesi

Kosova

Artistët bëjnë denoncim për zyrtarë të lartë me konflikt interesi

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:00

Agjnecionit Antikorrupcion
Prishtinë

Meqenëse MKRS ka emëruar Këshillat Drejtuese të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Kosovës me disa anëtar e drejtues me konflikte të hapura të interesit, meqenëse këto dy Këshilla tashmë udhëhiqen nga njerëz me konflikt interesi, meqenëse këto Këshilla Drejtuese tashmë kanë filluar të shpërndajnë para publike me konflikt interesi, kërkojmë nga Agjencioni Antikorrupcion:
Që të identifikoj konfliktin e interesit të këtyre personave, të denoncoj rastet në gjykatë dhe të marr masa parandaluese të përkeqësimit të gjendjes dhe të keqpërdorimit të parasë publike, duke kërkuar nga MKRS largimin nga Këshillat Drejtuese të personave të paligjshëm dhe me konflikt interesi.
Personat që kanë konflikt interesi në Këshillat Drejtuese të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Kosovës, janë:

1. Jeton Neziraj, drejtor i Qendra Multimedia e cila vite ma radhë merr një pjesë të buxhetit nga MKRS, po ashtu Kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar /zyrtar i lartë/ i cili financohet nga MKRS.
http://www.qendra.org/?id=8

2. Kushtrim Koliqi, drejtor i Integra NGO profitabile me qarkullim vjetor prej qindra mijëra eurosh, që pjesërisht financohet nga MKRS, po ashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar /zyrtar i lartë/
http://www.ngo-integra.org/statute

3. Ilir Gjocaj, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës i cili financohet nga MKRS, po ashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe zyrtar në Kosova film, ndërmarrje publike që po ashtu financohen nga MKRS.
4. Veton Nurkollari, drejtor artistik i Ndërmarrja Dokufest e cila vite me radhë bashkë financohet nga MKRS, po ashtu Kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës /zyrtar i lartë/ i cili madje ka edhe projekt financiar të fituar nga QKK dhe të pambyllur ligjshmërisht.
http://dokufest.com/2014/info/team/

Prishtinë, 28.04.2015 Sokol Plakolli, regjisor
______________________

A N E K S :
Disa nga shkeljet ligjore dhe konfliktet e hapura të interesit

a) Mos plotësimi i numrit të anëtarëve të këshillit të TKK-së.
Dy anëtarë të bordit, drejtorit artistik dhe drejtorit gjeneral janë emëruar si ushtrues detyre, andaj bordi i TKK funksionon me minus dy anëtarë pra me vetëm 5 anëtarë. Andaj të gjitha vendimet e ndërmarra nga këshilli aktual drejtues i TKK -së janë të jashtë ligjshme sepse këshilli aktual i TKK-së përbehet vetëm nga pesë anëtarë dhe jo nga shtatë sa e përcakton ligji. Asnjë vendim nuk është votuar unanimisht, disa herë edhe është ndërprerë mbledhja për shkak të vendimeve të një anshme.
Në vazhdimësi janë anuluar takimet obligative të këshillit drejtues, për arsye personale.
b) Repertori i viti 2015 është votuar; tre pro dy kundër, që në parim nënkupton se nuk ka numrin e nevojshëm të votave.
Me ligj në TKK duhet të inskenohen tri tekste kombëtare, dhe një tekst i huaj. Repertori aktual mëton të ketë tri tekste të huaja dhe vetëm një tekst kombëtar i cili do të inskenohet në skenën e vogël. Repertori i viti 2015 nuk është votuar unanimisht nga anëtarët aktual të këshillit, ky vendim është ndërmarrë me tre vota pro dy kundër, si dhe mbledhja është prishur. Brenda të përzgjedhurve për repertorin e vitit 2015 dhe anëtarëve të bordit ka konflikte interesi të dukshme.
c) Nga repertori i TKK-së janë përjashtuar një anshëm dhe pa vendimin unanim të këshillit, shfaqje të rregullta të realizuara si pjesë e repertorit të TKK-së si p.sh shfaqja "Karrigia e Nxehtë". Dhe janë futur në repertorin e TKK-së, shfaqje të jashtme të cilat janë të realizuara nga anëtarët e këshillit drejtues të TKK-së. Rast konkret i konfliktit të hapur të interesit është shfaqja " Fluturimi mbi teatrin e Kosovës " dhe shfaqja " Romeo e Zhulieta ". Që të dy këto shfaqje janë produkt i Jeton Neziraj dhe organizatës së tij "Multimedia" për realizimin e të cilave personi në fjalë ka marrë shuma marramendëse. Ndërsa me dt 5-6 maj ne TKK do shfaqet "WAR in times of LOVE" prodhim i Multimedia autor jeton Neziraj regjia Blerta Neziraj.
d) Udhëheqësi i këshillit Jeton Neziraj i përkrahur nga disa anëtarë të tjerë qëllimisht po e mbajnë gjysmak dhe të pa plotësuar si këshillin e TKK-së ashtu edhe drejtorin artistik dhe gjeneral, të cilët po i mbanë pezull në pozitën e ushtruesve të detyrës. Në këtë mënyrë ai ka centralizuar pozitën e tij udhëheqëse në TKK dhe po bënë keqpërdorime të hapta.
I njëjti duke u bazuar në inate personale, dhe në mënyrë tendencioze, po ushtron represion duke filluar nga fyerjet publike ndaj figurave eminente artistike, mos kryerja e kontratave dhe obligimeve ndaj ekipeve realizuese të shfaqjeve që do të rezultoi në paditjen e teatrit në gjyq, pezullimi arbitrarë dhe i jashtë ligjshëm i veprave artistike që janë përgjegjësi e këshillit të kaluar, e deri te nxjerrja arbitrare ( me polici ) i artistëve të teatrit nga teatri. rast konkret është rasti i regjisorit Sokol Plakolli, të cilin as me biletë nuk e ka lejuar të futet në teatër këtë vendim e ka ndërmarrë pa miratimin e këshillit, dhe pa vendimin e gjykatës, me që rast është bërë shkelje kushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Aktualisht TKK është kthyer në një OJQ private dhe më nuk e ka funksionin e Teatrit Kombëtar si institucioni më i lartë kulturor i vendit, por është bërë çerdhe e veprave anti kombëtare e shfrytëzuar për qëllime të ulta personale dhe klanore!
Andaj urgjentisht duhet të ndërmerren hapa konkret për të çliruar teatrin nga kjo lloj anarkie !

Brenda vendimeve të fundit të marra thuajse kokë në vete nga disa anëtarë të këshillit të TKK-së ka edhe shumë shkelje ligjore të cilat mundë të evidentohen vetëm nëse mundësohet qasja e drejtpërdrejtë në institucionin e TKK-së
Grup artistësh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat