Steinmeier: Gjykata Speciale lajm i mirë

Kosova

Steinmeier: Gjykata Speciale lajm i mirë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:38

Themelimi i Gjykatës Speciale nuk është favor që Kosova po ia bën ndërkombëtarëve, por është favor që vendi juaj po ia bën historisë dhe gjeneratave të reja.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas tij ky është lajm i mirë për Kosovën.

“Kosova ia bën një favor historisë dhe gjeneratave të reja duke i shtjelluar çështjet nëpërmjet kësaj gjykate. Gjykata Speciale nuk është lajm i keq por i mirë”, tha Steinmeier.

Nga ana tjetër, kryeministri Mustafa tha se nuk e di saktësisht se kur bëhet themelimi i kësaj gjykate, por se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të votojë për dhomat e specializuara.

“Pritet që javën e ardhshme një grup i ekspertëve do të vij në Kosovë për të diskutuar mbi ligjin e krijimi të Gjykatës Speciale. Pasi të përfundoj ky proces pritet që të votohet në Kuvend dhe të bëhet amandamentimi kushtetues i saj”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat