“Greva e paarsyeshme, të enjten pagat me rritje”

Kosova

“Greva e paarsyeshme, të enjten pagat me rritje”

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:35

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami iu ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve që nesër të vazhdojnë procesin mësimor, pasi qëtë enjten do t’i marrin komplet kompensimin për vitet e humbura.

Bajrami në një konferencë për media kërkoi nga mësimdhënësit që të shikojnë listën e pagave ditën e enjte dhe të mos veprojnë në bazë të paragjykimeve.

Bajrami tha se me kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Qeveria e Kosovës ka votuar vendimin për pagesën e përvojës së punës.
“Më lejoni të iu njoftoj se Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha veprimet që të fillojë implementimi i pagesës për përvojën e punës për 0.5 për qind për gjitha vitet e përvojës së punës për të gjithë mësimdhënësit e arsimit para-universitar…dhe më lejoni të iu siguroj të gjithë mësimdhënësit e ciklit para-universitar që nga ky muaj, nga dita e enjte, ata do të marrin pagesën prej 0.5 për qind për të gjitha vitet e përvojës së punës”, tha Bajrami.

Ministri Bajrami po ashtu u bëri thirrje sindikatës së arsimit që të vazhdojnë partneritetin me Ministrinë e Arsimit dhe që të angazhohen për vijimin e rregullt të mësimit. Ai kërkoi që të bashkohen përpjekjet për ngritjen e cilësisë.
Në këtë konferencë po ashtu u tha se Ministria e Arsimit do të respektojë në plotni kalendarin e mësimit dhe do të kompensohet çdo orë e humbur.
Ministri po ashtu theksoi se me datën 9 maj përfundon viti shkollor për maturantët dhe duhet që të gjithë të angazhohen që këta nxënës të përgatiten në kohë për provimin e maturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat