Asfaltohet rruga “Ekrem Rexha” në Arbëri

Kosova

Asfaltohet rruga “Ekrem Rexha” në Arbëri

Më: 28 prill 2015 Në ora: 16:59

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Ekrem Rexha”, pjesë e unazës “Qendër”, e cila e lidh rrethrrotullimin në lagjen “Arbëria” me rrethrrotullimin në drejtim të Mitrovicës. Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë.
Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi tha se në këtë projekt është zgjidhur edhe çështja e kanalizimit ndërsa sot po vazhdohet me fazën finale, gjegjësisht shtrimin e shtresës së asfaltit. Durmishi tha se shtresa e asfaltit të kësaj rruge është e përbërë nga tri shtresa, me trashësi prej 18 cm.
Vlera e këtij projekti do të jetë rreth 500 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat