​Filloi punimet konferenca ,,FSK dhe partnerët’’

Kosova

​Filloi punimet konferenca ,,FSK dhe partnerët’’

Më: 28 prill 2015 Në ora: 16:53

Sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), filloj punimet konferenca dy ditore, "FSK dhe partnerët’’, me organizim të Departamentit për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Siguri të MFSK-së.

Qëllimi i Konferencës së Përbashkët “FSK dhe partnerët”, është rritja e ndërsjellë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të partnerëve, po ashtu edhe Ekipet këshilluese të NATO-s, për Ministrinë dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, për FSK-n ë si organizma mbështetës të Ministrisë së FSK-së dhe të FSK-së.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli,tha se është një vërtetë e pranuar gjerësisht, se FSK-ja paraqet një tregim të suksesit në Republikën e Kosovës dhe për këtë opinion të krijuar në vendin tonë lidhur me FSK-në, një meritë e madhe i takon mbështetjes së ofruar nga ju si partnerë, qoftë përmes ndihmës direkte bilaterale, e po ashtu edhe përmes mbështetjes profesionale.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka vlerësuar lart gatishmërinë e vendeve partnere dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë, e gjithashtu gatishmërinë e shprehur në vazhdimësi për të përkrahur FSK-në.

Konferenca vazhdon punimet edhe nesër, me paraqitjet e oficerëve të shumë vendeve pjesëmarrëse, ndërsa mbyll punimet në orët e pasdites. Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji, e para është mbajtur në vitin 2014.

Në Konferencë po marrin pjesë edhe atashetë ushtarak nga Shqipëria, Kroacia, SHBA-ja, Turqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia si dhe pjesëmarrës tjerë nga fusha e sigurisë, qoftë të misioneve ndërkombëtare dhe të MFSK-së dhe FSK-së./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat