Hyseni dhe Ferguson flasin rreth bashkëpunimit ndërkufitar me fqinjët

Kosova

Hyseni dhe Ferguson flasin rreth bashkëpunimit ndërkufitar me fqinjët

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson, të cilët biseduan për çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.
Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hyseni e njoftoi admiralin Ferguson për të arriturat dhe proceset nëpër të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, admirali Ferguson shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij për të përkrahur MPB-në në rrugën e saj të zhvillimit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson biseduan po ashtu në detaje çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Po ashtu, u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat