Presidenti i Armenisë tregon se pse vendi i tij nuk mund ta njohë Kosovën

Kosova

Presidenti i Armenisë tregon se pse vendi i tij nuk mund ta njohë Kosovën

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:32

Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan në një emision televiziv në vendin e tij ka zbuluar pse shteti që ai drejton nuk mund ta njohë Kosovën.

Armenia ka probleme të brendshme me territorin e Nagorno-Karabakhut, të cilin nuk e njeh ashtu sikurse shumica e shteteve, por për të cilin po negocion.

“Ne duam ta zgjidhim këtë çështje me rrugë paqësore, nuk jemi të interesuar për konflikt”, deklaroi fillimisht ai, raporton arminfo.

“Mosnjohja e Karabakhut do të thotë se nuk mund ta njohim as Kosovën, Abkhazinë apo Osetinë Jugore, pasi që në atë rast do të ishte e vështirë që t'i shpjegonim popullit të Nagorno-Karabakhut se pse nuk e njohim vendin e tyre”, shtoi ai.

Sargysan insistoi se dëshiron vetëm dialog dhe zgjidhje paqësore dhe se beson fuqishëm se do të gjendet një zgjidhje për situatën me Karabakhun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat