Të pastrohen figurat publike që kanë lidhje me agjentura kriminale!

Kosova

Të pastrohen figurat publike që kanë lidhje me agjentura kriminale!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 prill 2015 Në ora: 14:14

Ligji për pasurinë e fituar në mënyrë kundërligjore, apo kriminale tashmë është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe pse ka më shumë se një vit nga miratimi i këtij ligji, ky është zbatuar shumë pak deri më tani.

Madje nuk u zbatua as për qytetarët e Kosovës, as për milionerët e rinj të Kosovës, po ky rast ndodhi pikërisht me dënimin e një shtetase gjermane, Natali Velija e cila u dënua për veprat, krim i organizuar dhe shpëlarje parash. Por, ligji për konfiskimin e pasurisë nuk po zbatohet thuaja fare në rastin e figurave publike, ministrave e ish ministrave, deputetëve e ish deputetëve etj.

Pra, në Kosovë, pa këtë Ligj nuk ka stabilitet e as siguri. Sikur të aprovohet ky Ligj dhe të filloj hetimi në mënyrë që të vërtetohet e kaluara e njerëzve që merren me politikë, deputetëve, atyre që merren me media, njerëzit nga shoqëria civile dhe të gjithë ata që punojnë nëpër institucionet e Kosovës, me siguri se shumë prej tyre do të largoheshin nga ato pozita për shkak të kaluarës së tyre...!

Për këtë çështje se a duhet t’iu konfiskohet pasuria njerëzve që janë marrë apo janë të inkriminuar në krime, juristët kanë theksuar se përveç sanksioneve penale siç është dënimi me burg dhe dënimi me gjobë, ligji parasheh edhe dënime plotësuese, ku në mesin e tyre bën pjesë edhe konfiskimi i dobisë pasurore të fituar përmes veprës penale.

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thekson se, Kosova ka nevojë për Ligjin e Lustrimit, pasi të njëjtin e kanë miratuar edhe vendet e lindjes, në mënyrë që të dihen figurat politike që janë merr me punë të ndryshme të spiunimit.

“Po duke ditur që Kosova ishte e pushtuar natyrisht që gjatë kësaj periudhe kohore kishte edhe shumë bashkëpunëtor të atij regjimi që ishte totalitar, mendoj ashtu siç kanë bërë edhe vendet e tjera të lindjes që kanë miratuar ligjin për Lustrim edhe Kosova ka nevojë dhe thjesht duhet të dihen ato figura politike, profesorë, gjykatës, prokuror, gazetar që kryenin punë të ndryshe të spiunimit”, thekson Islami.

Ai thotë se në Kosovë kemi figura publike që ende mund të jenë të lidhura me agjentura të ndryshme që vazhdojnë të punojnë në dëm të vendit.

“Qëllimi kryesor i çdo Lustrimi është marrja me të kaluarën, të shihet se kush bëri shkelje dhe thyerje të drejtave të njeriut, përkundër që nga Evropa kërkohet që procesi i Lustrimit të jetë deri me rënien e Komunizmit, por në Kosovë mendoj që kjo duhet të hetohet deri vonë për shkak se kemi ende figura publike që ende mund të jenë të lidhura me agjentura të ndryshe që punuan dhe punojnë në dëm të vendit. E sidomos koha e para luftës dhe gjatë luftës e pas saj duhet të hetohet me detaje sepse këtu do të hasim në figura të tilla që ishin pjesë e shërbimeve të huaja”, thotë publicisti Gazmend Islami për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat