Këshilli i Prindërve: Nuk është momenti i duhur për grevë

Kosova

Këshilli i Prindërve: Nuk është momenti i duhur për grevë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:00

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me paralajmërimin e SBASHK-ut, se nesër do të fillojë greva e mësimdhënësve. Ata thonë se mos gatishmëria dhe jo serioziteti i MASHT-i, për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese por nuk është momenti i duhur për grevë.

Sipas një komunikate të KPK-së, zhvillimet e fundit në relacionin ,MASHT-- SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

“Me gjithë arritjen e marrëveshjes së 24 Prillit në mes të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, siç kanë paralajmëruar Sindikalistët që nga dita e nesërme do të kemi greva të mësimdhënësve të cilave edhe nuk ju dihet fundi. Mos gatishmëria dhe jo serioziteti i MASHT-i, për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese, andaj është momenti kritik që MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të reflektoi pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi i cili është krijuar në mënyrë që kurrsesi mos te vjenderi te ndërprerja e mësimit siç është paralajmëruar. Kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimorë”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve por vlerësojmë se nuk është momenti i duhur për grevë kur vetëm edhe dy javë kanë mbete deri në përfundimin e vitit shkollor për maturantët, kur po i afrohemi përfundimit të vitit shkollor dhe testit të arritshme risë dhe testit të maturës,kur pritet regjistrimi i fatosave në kasën e parë dhe atyre në klasën e dhjetë.

“ Andaj edhe njëherë i bëjmë thirrjeSBASHK-ut, që për hire të nxënësve të tërhiqen nga greva dhe të njëjtën ta prolongojnë për 1 shtatorë, kurse Qeveria të reflekton pozitivitet , sinqeritet dhe gatishmëri për përmbushjen e obligimeve ligjore financiare ndaj mësimdhënësve. Në qoftë se deri atëherë nuk përmbushen këto obligime Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi do të solidarizohen me mësimdhënësit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat