Historiani Shkodran Imeraj, takoj Kryetarin Ragip Begaj

Kosova

Historiani Shkodran Imeraj, takoj Kryetarin Ragip Begaj

Më: 27 prill 2015 Në ora: 23:49

Mr.Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë, në vazhdën e takimeve të tija, sot ka vizituar Komunën e Malishevës ku është takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj.
“Kam menduar se do ta kemi një shtet më ndryshe, kam shpresuar për më mirë, por deri më tani nuk ka shkuar çdo gjë për së mbari. Por unë shpresoj se gjërat do të lëvizin në drejtimin duhur”, tha kryetari Begaj, në këtë takim, pasi e uroi historian Imeraj, për angazhimin e tij në këtë fushë të hulumtimit të gjenocidit dhe masakrave në Kosovë, gjatë luftës.
Historiani Imeraj, ja dorëzoi kryetarit Begaj, botimin e tij “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, botim ky i Institutit të Historisë në Prishtinë. Me këtë rast historiani Imeraj, theksoj së Masakrat në Lybeniq në nivel vendit, gjatë luftës së fundit, është regjistruar edhe si njëra prej masakrave më të mëdha në vend. Ai më pas, shprehi gatishmërinë e tij edhe për hulumtimin e masakrës së Burimit, dhe rrjedhimisht, botimin e një libri historik lidhur me këtë masakër, që hyn në mesin e masakrave më të mëdha, gjatë luftës në Kosovë.
Mr.Shkodran Imeraj, siç dihet me 1 prill 2015, ka perurua monografinë e tij të tretë me titull “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, libër ky që është duke ju shpërndarë në takime të ndara disa nga udhëheqësve të shtetit, drejtuesve të komunave të ndryshme dhe ish zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës.
Disa ditë me parë historiani Imeraj është pritur në takime të veçanta nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, nga drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim Tërnava e Kryeimami Sabri Bajgora, Rasim Selmanaj Kryetari i Komunës së Decanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat