Myftari: Fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmit kanë prekur Kosovën si çdo vend tjetër

Kosova

Myftari: Fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmit kanë prekur Kosovën si çdo vend tjetër

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:05

Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot dhe nesër do të zhvilloj punimet tryeza për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.
Këshilltari për Siguri Nacionale i Kryeministrit, Edon Myftari, hapi forumin duke falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike, institucionet vendore, etj.
Myftari theksoi që fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmi kanë prekur Kosovën si çdo vend tjetër në botë dhe se në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë për prioritet nacional hartimin e një strategjie që parandalon ekstremizmin dhe radikalizmin.

“Për të arritur sukses do të nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë akterëve, si atyre të sigurisë si policia dhe inteligjenca, po ashtu edhe i shoqërisë civile, mediave, dhe të gjitha bashkësive fetare në vend. Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të jetë në një hap me aleatët e saj si SHBA-të dhe BE-ja në luftën ndaj këtij fenomeni negativ dhe destruktiv sepse edhe prioritet ka sigurinë nacionale dhe sundimin e ligjit në përgjithësi”, u shpreh Myftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat