Këshilltari i Thaçit: Kosova nuk duhet të sillet si Serbia

Kosova

Këshilltari i Thaçit: Kosova nuk duhet të sillet si Serbia

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:13

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se Kosova nuk udhëheq politika të prishjes së marrëdhënieve fqinjësore, si në rastin e refuzimit nga shteti serb të vizitës së kryediplomatit kosovar në Beograd.
Ai, ka thënë në Klan Kosova, se Kosova nuk do të veprojë si shteti serb që t’iu ndalojë hyrjen politikanëve dhe liderëve shtetërorë të Serbisë dhe se ata do të lëvizin lirshëm sipas procedurave ligjore.
“Nuk do të sillemi keq, sidomos për gjëra të këqija. Ne nuk do të krijojmë raporte të këqija fqinjësore. Ne jemi për përmirësime të raporteve”, ka thënë ndër të tjerash këshilltari i Thaçit, Arifaj.
Kujtojmë se diplomatit kosovar nuk iu lejua vizita në Beograd më 24 prill pas marrjes së ftesës së një OJQ-je e të rinjve serb. Në fakt, Thaçi anuloi vizitën pasi që shteti serb paralajmëroi se do ta arrestojë menjëherë, pasi që ekziston një urdhër-arrest që nga koha e kryekriminelit serb, Sllobodan Milosheviq.
Megjithatë, Arifaj ka thënë se ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, është i gatshëm të vizitoj edhe në të ardhmen shtetin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat