Edhe Ferizaj së shpejti bëhet me universitet

Kosova

Edhe Ferizaj së shpejti bëhet me universitet

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:10

Në komunën e Ferizajt shumë shpejt pritet të themelohet Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Kosovës, si një përpjekje e re për të duke orientuar të rinjtë drejt shkencave ekzakte. Kjo për shkak se numri i madh i të diplomuarve në shkenca shoqërore po e ngarkon tregun e punës.

Kjo i ishte konfirmuar edhe deputetit Elmi Reçica, që vjen nga komuna e Ferizajt, në seancën e kaluar në Kuvend. Deputeti Reçica kishte pyetur ministrin Arsim Bajrami për progresin e themelimit të Universitetit të Ferizajt, i cili sipas tij do t’i ndihmonte zhvillimit ekonomik të vendit në përgatitjen e kuadrove për sektorët që pritet të hapin vende të reja të punës në Kosovë.

Ministri Bajrami kishte sqaruar se studimi për shndërrimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara tanimë është në Ministrinë e Arsimit dhe se ministria është në fazën finale të shqyrtimit të kërkesës, e cila gëzon mbështetjen e të gjitha partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat